Në këto ditë të fundit ka pasur një afërsi shumë të madhe dhe thuajse vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, sa i përket gjestit tonë me dërgimin e 30 mjekëve. Sigurisht që në të gjitha mediat fqinje është pritur në mëyrën më të mirë ky lajm, duke i dhënë një jehonë të madhe popullit shqiptar dhe njëkohësisht duke e nxjerrë si shembull për gjithë Europën.
Por nga ana tjetër, sipas raportimit të “Lexo.al”, ka pasur edhe një media tjetër të njohur italiane që ka bërë një këndvështrim tjetër. Flitet për “La Repubblica”, e cila tregon se italianët nuk janë treguar edhe aq të mirë me shqiptarët, megjithëse kjo nuk u përmend fare nga Rama.
Bëhet fjalë për atë datë të mallkuar, 28 mars 1997 që historia e mban mend edhe si tragjedia e Otrantos. Shumë shqiptarë do të humbisnin jetën nga pasi mjeti i tyre lundrues do të përmbytej nga forcat detare italiane. Po ashtu edhe Elseid Hysaj, me familjen e tij që shkuan me gomone në Itali, asokohe thuajse gjysma e paralamentit italian ishte që të kthehej mbrapsht, megjithëse sot jep një kontribut të madh për Napolin në Serinë A. Janë ato etiketimet si “hajdutë” për shqiptarët që jetojnë në Itali, por nga ana tjetër, me këtë gjest që ka bërë vendi ynë, ka nisur të ndryshojë edhe imazhin për atë që të tjerët na përcaktonin dhe që fundja…nuk ishim.
“Në një botë të kthyer përmbys, Shqipëria ndihmon Italinë dhe dërgon “një ngarkesë” shqiptarësh që ne, të frikësuar nga pushtimi i huaj, nuk i mirëpresim. Por, në fakt ata janë mjekë dhe infermierë, të cilët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i quan, në një video shembullore për edukimin qytetar, “ushtarët tanë me veshje të bardha. Dhe Rama thotë për ne gjëra të bukura që ne ndoshta nuk i meritojmë.
Flet për mirënjohje, pa mëri historike edhe për dhunën tonë koloniale. Ai kujton vetëm se i kemi mirëpritur ata jo se i kemi keqtrajtuar ata, duke arritur deri aty sa një prej anijeve të tyre me 120 refugjatë (28 Mars 1997, qeveria Prodi): 81 të vdekur dhe 27 të humbur.
Dhe prej vitesh ne i kemi “neveritur” ata, sikur të ishin hajdutë duke i mbajtur ata jashtë ambienteve dhe shtëpive: “Ne nuk i japim shtëpi me qira shqiptarëve”.
Pra, kjo falje kundër racizmit duket se është një dhuratë dashurie që na vjen nga Shqipëria e Ermal Metës, i cili triumfoi në Sanremo në vitin 2018 dhe Elseid Hysaj, i treti i Napolit të mrekullive, i cili arriti me një njërën nga ato varkat që gjysma e Parlamentit Italian do të dëshironte të ktheheshin. Pra, në mesin e disa gjërave pozitive të këtyre ditëve të tmerrshme është edhe fundi i kompleksit tonë të superioritetit pa kuptim ose nëse dëshironi mjaftueshëm drejt një vendi që bëhet modern, por i mirë, i pasur pa cinizëm, “i shëndetshëm” me përulësi. Një vend që deri 20 vjet më parë na shikoi sikur të ishim “Lamerica”, që është titulli i filmit të Amelio për poshtërimin e një populli krenar dhe të ngurtësuar, mbi migrantët që zbarkuan në Brindisi sikur të zbarkonin në Nju York. Dhe tani përkundrazi ata na ndihmojnë , sikur të ishin ata amerikanët tanë.
Shqipëria që sot na ofron një dorë dhe një vend ku shumë italianë po punojnë shumë mirë, në universitete, në biznese, në televizion dhe gjithashtu në arkitekturën publike: plani rregullues i Tiranës është i Stefano Boeri, stadium i futbollit u krijua nga studiot e ”Arche” në Firence, trajneri i ekipit kombëtar Edoardo Reja lindi në Itali, dhe paraardhësi i tij ishte Panucci … Le ta pranojmë: prapa ndihmës së Kinës mundtë shikosh me pak keqdashje, ndjenjën e fajit dhe mbase gjithashtu një bujari “gjeopolitike”.
Ndihmat e Putinit nuk kanë shijen e një shfaqjeje, por të paternalizmit të Rusisë së Madhe që i shtrin dorën një Europe armiqësore.
Pastaj është edhe e mrekullueshmja Kuba , paradoksi i lumturisë komuniste, i diktaturës së vogël, së vogël të bërë nga krenaria dhe identiteti, me një shkencë mjekësore që e ka zili tërë bota.
Por, vetëm Shqipëria është një përrallë me të vërtetë befasuese me këtë kryeministër që na falënderon dhe na vë në siklet: ndihma e tij e vogël e madhe është një mrekulli e Zotit”, shkruhet në artikull.