Mesfushori 17-vjeçar Tim Civeja, është shpallur lojtari më i mirë i një turneu në Gjermani për grupmoshat e vogla. Futbollisti që luan me Augsburgun, ka një vizion shumë mirë të lojës dhe karakteristikat e një lojtari tipik gjerman.
Fjalët më të mira thuhen për të në Gjermani, ndërsa pritet që t’i bashkohet grupmoshave të Shqipërisë. Interesimi ka qënë gjithmonë nga kuqezinjtë për djaloshin nga Berati, por disa probleme të hapura nga vetë klubi i Augsburgut, e kanë penguar që Civeja të vesh fanellën e Shqipërisë. Kjo nuk ka për të vazhduar edhe shumë gjatë, ndërsa Kombëtarja do të pasurohet me një tjetër kualitet të jashtëzakonshëm në mesfushë. /Shqiperia.ch/