Besmir Limani, është një prej tifozëve të veçantë të kombëtares shqiptare. I njohur ndryshe edhe si fytyrëshqiponja, e shohim shpeshherë në stadium kur luajnë kuqezinjtë tanë. Në një intervistë për “Albinfo.ch”, Limani ka rrëfyer pak edhe nga emocionet e përjetimet e tij para ndeshjes së Kombëtares.
Kështu, theksi vihet ndjesshëm kur situata arrihet deri aty aqsa braktiset edhe familja e puna, vetëm për të qenë afër Shqipërisë. Megjithëse e thënë nga “fytyrëshqiponja”, edhe vetë Limani shprehet se kjo sakrificë bëhet nga shumë shqiptarë, e jo vetëm nga ana e tij.
“Dashuria dhe sakrifica janë bashkudhëtare. Unë nuk jam i vetmi nga Zvicra që udhëtoj gati në çdo ndeshje të Kombëtares, por jemi shumë “shqiponja” që shkojmë për të vetmin qëllim, pra për të përkrahur Kombëtaren dhe për ti motivuar djemtë tanë. Më lart e përmenda sakrificën, pasi për të ndjekur Kombëtaren kudo në Botë duhet lënë punën dhe familjen, por ja që dashuria ndaj Kombëtares është diçka më e veçantë dhe deri tani e kemi tejkaluar çdo situatë”, u shpreh Limani. /Shqiperia.ch/