Valon Berisha është nominuar nga skuadra e Lacios, për t’u shpallur si lojtari i muajit për ekipin e kaltër. Sulmuesi dardanas ndonëse ka pak ndeshje të zhvilluar me lacialët, ku një ndikim të madh pati dhe dëmtimi i tij, duket se për skuadrën e Lacios është menduar si një ndër më të mirët për muajin që lam pasë.
Në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Facebook”, skuadra e kryeqytetit të italisë nëpërmjet një fotoje të publikuar, i ka kërkuar tifozëve të votojnë për lojtarin e muajit. Janë në total 4 lojtarë të përzgjedhur për të marrë çmim, ku përveç lojtarit shqiptar, është edhe Ciacedo, Parolo dhe Çiro Imobile. Tifozët lacial kanë në dispozicion për të votuar, pasi ky çmim brenda klubit do të jepet në 24 orët e ardshme.
Kujtojmë që Valon Berisha u transferua këtë verë tek ekipi Italian, ku me ta ka zhvilluar 4 takime, 2 në “Seria A” dhe 2 të tjera në “Europa Ligë”. Sulmuesi në sfidat e fundit ka qënë deçiziv ndonëse është aktivizuar nga stoli. /Shqiperia.ch/