Tifozat kuqezinjë thyejnë heshtjen duke u kthyer në stadium për të mbështetur Kombëtaren, ku ishin në bojkot që prej një viti për shkak të mosmarrëveshjes me FSHF-në.
Lojtari i 12 për Shqipërinë arritën të gjenin gjuhën e përbashkët me Federatën Shqiptare të futbollit, ku kërkesa e tyre ishte mos prania e forcave policore në stadium. Ata kthehen sërisht aty ku I takon, aty ku e kanë vendin, duke mbështetur Kombëtaren tonë, duke dalë me banderolën “ Bshkimi bën fuqinë”
Kthimi I tyre ishte shumë I nevojshëm për ekipin pasi janë ata tifozë që mbajnë të karikuar gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes lojtarët kuqezinj që luajnë në fushë. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/