
Sfida e javës që shkoi në kampionatin italian mes Milanit dhe Lacios, krijoi shumë polemika që u komentuan për shunë ditë me rradhë. Një ndër to ishte edhe veprimi i francezit të kuqezinjve, Bakajoko, teksa në fundin e ndeshjes i tregoi tifozerisë së tij fanellën e Acerbit. Për këtë veprim disiplina e kampionatit italian ka dënuar Kessin dhe Bakajokon me gjobë prej 10 mijë eurosh për sjellje jo sportive pas përfundinit të ndeshjes.
Por duket se kjo gjë nuk e ka zbutur situatën, pasi nuk mund të mos reagonin edhe tifozët lacial, që shquhen për sjellje e tyre tepër ekstreme. Këtë gjë e treguan edhe në përballjen e mesjavës, ku gjatë ndeshjes ultrasit e kaltër kishin kryqëzuar fanellën e Milanit duke bërë edhe një hakmarrje. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata kanë thirur edhe kore raciste kundrejt lojtarit të Milanit, Bakajoko, duke gjuajtur me banane.
Kështu tifozët e Strakoshës mund të marrin edhe një vendim drastik pasi mendohet që Federata Italiane nuk mund t’i falë dhe do të jap një dënim shembullor. /Shqiperia.ch/