You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e PSG-së na provokojnë me simbolin e Shqipërisë, serbët ngrihen në këmbë për trazira

Tifozët e PSG-së na provokojnë me simbolin e Shqipërisë, serbët ngrihen në këmbë për trazira

Në mesjavë do të rikthehet magjia e “Champions League”, ndërsa një ndeshje me rrezik të lartë sa i përket organizimit, është ajo mes Crevena Zvezdës dhe PSG-së. Duke parë vetë ngjarjen që ndodhi në ndeshjen e parë mes këtyre ekipeve në Paris, ku pati përleshje mes dy tifozerive, edhe këtë herë nuk pritet ta kalojë pa incidente kjo ndeshje.

Historia flet për trazira, ndërsa një tifoz i Tololuse ka humbur jetën në Beograd gjatë vitit 2009, teksa ndodhej atje për ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit. Situata është shumë e ndërlikuar, ndërsa tifozët po përgatiten për t’i bërë surpriza kundërshtarit.

Një numër i vogël i tifozëve do të udhëtojnë nga Parisi në Beograd, rreth 100-500 persona, por jemi duke folur për huliganë. Sipas asaj që raporton “Kurir”, serbët duhet të bëhen gati për provokimet me simbolin e Shqipërisë që do u vijnë nga kundërshtarët e tyre. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në ndeshjen e parë, teksa tifozët e PSG-së e dinin çelësin për të nxjerrë nga vetja serbët, thjeshtë me një shqiponjë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top