
Napoli është duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Frosinones, duke mos gabuar në takimin që ishin që në fillim të dënuar për ta fituar.
Ekipi i Ançelotit e ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës, në një ndeshje që ishte histori e mbyllur ende pa filluar mirë. Por një gjë nuk do të ndryshojë kurrë te Napoli, reagimi i tifozëve për Elseid Hysajn. Mjafton një gabim i vogël i shkodranit, që ai të kthehet në qendrën e vëmendjes së italianëve.
“Twitteri” ka shpërthyer edhe këtë herë, nga komentet e tifozëve që nuk e dëshirojnë Hysajn në skuadër: “Pa të jemi më të fortë. Hiqeni Hysajn në janar, sepse nuk di të krosojë. Topin ia lë portierit në dorë”, ishte pak a shumë reagimi i tifozëve të Napolit. Sigurisht që një gjë e tillë nuk është e merituar për mbrojtësin shqiptar dhe mund ta quajmë të padrejtë, për kontributin që ai ka dhënë te Napoli derimë tani. /Shqiperia.ch/