
Tifozët e Milanit luten të mos jetë e vërtetë, por në Francë janë të sigurtë: “Venger është pranë nëshkrimit me Milanin”.
Nëse kjo do të zyrtarizohej, atëherë pritshmëria e vetë tifozëve nga skuadra do të ulej në masë drastike, duke parë lojën e stërkonsumuar të teknikut Venger, i cili për këtë arsye u largua nga Arsenali.
Vetë koha e tregojë, me largimin e tij, ekipi londinez gjeti një ritëm fantastik rezultatesh, ndërsa taktikat e përdorura nga trajneri francez, ishin të mira, por vetëm për futbollin e së kaluarës. Duke parë të gjithën këtë situatë, e çuditshme duket fakti sesi drejtuesit e klubit italian mund t’i besojnë Vengerit në një moment të tillë. /Shqiperia.ch/