You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e Liverpulit zbulojnë “tradhëtarin” brenda ekipit: Përse nuk e latë në Serbi?

Tifozët e Liverpulit zbulojnë “tradhëtarin” brenda ekipit: Përse nuk e latë në Serbi?

Jemi në kohën e epokës virtuale dhe një veprim i bërë në mënyrë të pamenduar, mund të vendosë jo pak për karrierën tënde.

Futbollisti serb, Lazar Markoviç pa që t’i shkatërrohej karriera, pa e tepruar aspak, brenda pak minutash. Shkaku? Mesfushori harroi që ishte pjesë e Liverpulit dhe i bëri pëlqim disa flamurave serbë të ardhur nga një tifoz, që po festonte fitoren e Crevena Zvezdës ndaj ekipit anglez.

Nuk kishte sesi një veprim të tillë t’iu shpëtonte tifozëve të Liverpulit pa u vënë re, që kërkonin të gjenin shkakun më të vogël për t’u shfryrë, pas edhe asaj lënie jashtë të Xherdan Shaqirit, lojtarit të momentit të Liverpulit. Të shumta ishin komentet që i drejtoheshin Markoviç, ndërsa “Daily Mail” zgjedh disa prej tyre:

“Ne e dërguam Markoviçin në Serbi, në vendin e tij të lindjes. Duhej që ta kishim lënë atje”.

“Dërgojeni në “Legue One” më mirë këtë lojtar”

“Pëlqimi i këtij lojtari, është një tjetër arsye për të kuptuar se karriera e tij nuk po shkon askund”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top