
Emocione të jashtëzakonshme janë ato që na vijnë nga Anglia, teksa Liverpuli dhe Manchester City po diskutojnë titullin në ndeshjen e fundit. Fatkeqësisht nuk kemi një përballje direkte mes këtyre ekipeve, për të diskutuar fituesin e vërtetë të gjithë sezonit.
Ashtu siç edhe pritej, Liverpuli ka kaluar i pari në avantazh ndaj Wolvesit, falë golit të Mane. Por stadiumi do të shpërthente më tepër, kur u njoftuan se Manchester City e kishte pësuar të parin ndaj Brightonit. Festë e madhe në “Anifeld Road”, ndërsa disa prej tifozëve të Liverpulit mbajnë veshur fanellën e Brightonit. Gjithsesi kjo festë nuk ka zgjatur për shumë, pasi ekipi i Guardiolës ka përmbysur gjithçka brenda 45 minutave të para falë Agueros dhe Laportes. Nëse rezultatet e këtyre takimeve mbarojnë kështu, atëherë është Manchester City që shpallet kampion. /Shqiperia.ch/