
Ekipi i Kardifit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Wolvesit, në takimin e vlefshëm për “Premier League”. Tifozët e skuadrës së Kardifit, që janë uellsianë kanë kënduar gjatë gjithë takimit kore ofenduese kundrejt anglezëve.
Për asnjë minutë të vetme nuk janë ndalur, ndërsa e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e tifozëve anglezë. Sigurisht, vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale pasi në të kundërt situata do të ishte tepër e agravuar dhe do të kishte dalë nga kontrolli.
Të qetë dhe me vetëm një fjalë, anglezët do i mbyllnin gojën kundërshtarëvë të tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, që nuk ngurrojnë një asnjë moment për t’i thumbuar: “Shqipëri”. Duke kujtuar në këtë mënyrë, humbjen e papritur që Uellsi mori në “Elbasan Arena”, pavarësisht se ishte favorite kryesore për të fituar takimin. /Shqiperia.ch/