Feronikeli ka humbur me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Slovan Bratislavës për turin e dytë të “Europa League”. Shifra këtu që lënë ende të hapur kualifikimin për ndeshjen e rradhës që do të luhet në Kosovë.
Sllovët nuk janë treguar aspak mirëpritës për ekipin shqiptar të Kosovës, duke u shprehur me banderola se ky vend është pjesë e Serbisë. Kjo pasi shumë prej kryesisë së tifogrupit të Sllovan Bratislavës janë me origjinë serbe. Nga ana tjetër “Tigrat e Feronikelit” kërkojnë që t’i kthejnë reston klubit sllovak dhe për këtë arsye kërkojnë mbështetjen e të gjithë tifozëve shqiptarë. “Të gjithë për Niklin, të gjithë për Shqipërinë. Kosova është Shqipëri”, shkruajnë tifozat. /Shqiperia.ch/