Shkodran Mustafi po vuan ende në merakaton e verës për gjetjen e një klubi të ri. Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Arsenalit, aq më tepër pas afrimit të David Luiz. Përformancat jo të mira në fushën e lojës, detyruan trajnerin Unai Emery ta lërë Mustafin në stol. Ndërsa në tre ndeshjet e para të kamipnatit 2019/2020, mbrojtësi as që nuk është thirrur në skuadër.
Për Mustafin pati interesime nga Roma si dhe Zenit. Por çmimi i lojtarit është dukur i kripur për skuadrat e interesuara. Zeniti shfaqi interesimin më serioz për mbojtësin por ende nuk ka kontakte për marrëveshje. Së fundmi janë tifozët e Arsenal ata të cilin duan t’ja “shesin” mbrojtësin skuadrës ruse.
E gjitha ka plasur si një situatë qesharake në rrjetin social Twitter, aty ku tifozët pyesin faqen zyrtare të Zenit sesa kërkesa-komentesh duhet të plotësojnë që Mustafi të përfundoi në Rusi. Reagimi ka ardhur nga skuadra e Zenit, e cila me një postim shpreh “keqardhjen” se në adresën e tyre kanë ardhur aq shumë pyetje në lidhje me transferimin e Mustafit dhe Phil Jones, si kurrë më parë./Shqiperia.ch/
We leave our DMs open to be nice and all we get is messages asking how many retweets for Phil Jones or Mustafi…🤦♂️ pic.twitter.com/31VfZsJqA4
— FC Zenit in English🌊 (@fczenit_en) August 26, 2019