
Jo pak, por 5 gola ka arritur të shënojë Skënder Loshi në ditën e djeshme, atje ku të rinjtë e Nac Bredës kanë fituar me rezultatin 12-0 ndaj Achilles. Madje futbollisti shqiptar dhuroi edhe dy pasime vendimtare, duke i treguar të gjitha aftësitë e tij.
Sulmuesi pritet t’i bashkohet edhe ekipit të parë të holandezve, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe pak javë më parë. Në total Loshi ka shënuar 18 gola dhe dhënë 6 asist, në 16 ndeshjet që ka zhvilluar me të rinjtë.
Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, futbollisti i Nac Bredës ka folur edhe për vlerësimin që ka marrë pas golave të shënuar në ditën e djeshme: “Ti do të bëhesh si Zlatan Ibrahimovich po vazhdove kështu. Ky ishte një prej vlerësimeve që mora nga shokët e skuadrës”, ka thënë Loshi. Shifrat e tregojnë qartësisht të ardhmen e madhe që zotëron ky futbollist, ndërsa mbetet besnik i ngjyrave kuqezi. /Shqiperia.ch/