You are here
Home > Kombëtarja > Thyhet muri shqiptar, eksperimenti në mbrojtje “Basha-Mavraj” përfundoi si dështim

Thyhet muri shqiptar, eksperimenti në mbrojtje “Basha-Mavraj” përfundoi si dështim

Mesfushorët shqiptar po preferohen në disa raste edhe si qendërmbrojtësa të mirfilltë. Në fillim Xhaka tek Bazeli e më pas Basha tek Arisi. Përkrah Mavrajt, si asnjëherë më parë, Migjen Basha nuk ka rezultuar të jetë partneri ideal për dyshen e mbrojtjes. Trajneri i Aris e ka përdorur për herë të parë këtë kombinim, por që nuk rezultoi siç u mendua.

Përballë fuqisë superiore të AEK-ut, muri shqiptar është rrëzuar lehtësisht. Në humbjen e thellë 4-0 vendasit e AEK-ut kanë shënuar një gol në pjesë të parë dhe tre të tjerë në të dytën duke vulosur dështimin e një eksperimenti të pabaza nga trajneri Herrera. Skuadra e shqiptarëve pëson kështu humbjen e tretë rreshtë në kampionat. Në renditjen e përgjithshme, Aris mban vendin e tetë me 12 pikë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top