Thomas Strakosha është një prej futbollistëve më kyç në projektin e Inzagit. Lacialët janë duke luftuar për Skudeton, ndërsa do të rikthehen edhe në “Champions League” pas shumë vitesh. Ndërkohë është përfolur shumë edhe për çështjen e rinovimit, ndërsa u tha se po kërkoheshin më tepër para nga ana e gardianit shqiptar.
Por edhe për hir edhe të Igli Tares, nuk mund të hapej një skandal dhe kjo të merrte më shumë jehonë. Mediat italiane raportojnë se gjithçka është gati dhe do të hidhet firma në kontratë. Bëhet fjalë për një zgjatje të re dhe që shkon deri në 2025. Gjithashtu Strakosha do ta përfitojë 2 milionë euro, ndërsa tani merrte 1.2 milionë euro.