You are here
Home > Futboll Bota > Theu me grusht pankinën si revoltë, trajneri qesh me sjelljen e Kolollit: E pret dënimi!

Theu me grusht pankinën si revoltë, trajneri qesh me sjelljen e Kolollit: E pret dënimi!

Skuadra e Zyrihut pak çaste më parë ka marrë një rezultat tepër zhgënjyes, teksa arriti të barazonte pa gola në shtëpinë e saj përballë ekipit të St Gallen. Tashmë gjërat nuk janë mirë brenda kampit të skuadrës, teksa trajneri Ludovic Magnin, duket se rrezikon largimin.

Numri një i pankinës së Zyrihut është kthyer në një “shënjestër” nga tifozët e skuadrës që ai drejton, ndërsa situata ka dalë tërësisht nga duart. Tifozët kanë shkaktuar trazira sërish, ndërsa këtë herë kanë hedhur shishe brenda fushës së blertë. Ndërkohë që në takimin ndaj Bazelit, kanë hedhur banane në fushën e lojës, si për treguar racizmin e tyre ndaj lojtarëve me ngjyrë.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, trajneri Magnin duhet të mendojë edhe për nervat e sulmuesit Benjamin Kololli. Ky i fundit u tregua mjaft i irrituar me trajnerin e tij, për shkak të zëvendësimit gjatë sfidës së sotme, teksa ka thyer me grusht pankinën dhe në fund ka shpërthyer në lot.

Në një intervistë pas ndeshjes, Ludovic Magnin kur u pyet nga gazetari për situatën e sulmuesit shqiptar, trajneri i Zyrihut e ka anashkaluar atë me vetëm një buzëqeshje ironike. Ai më pas u shpreh se nuk arriti ta kuptonte atë sjellje të Kolollit, ku gjithashtu shtoi se lojtarin e pret një dënim për atë incident që bëri, në revoltë të zëvendësimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top