You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Thesari i Shqipërisë në Holandë: Dua të luaj me vëllain tim te Reali i Madridit, është te Fejnordi

Thesari i Shqipërisë në Holandë: Dua të luaj me vëllain tim te Reali i Madridit, është te Fejnordi

Skënder Loshi është thesari i Shqipërisë në Holandë, me futbollistin në fjalë që është shndërruar në një makineri golash. Me ekipin e të rinjëve të Nac Bredës shënon thuajse në çdo ndeshje, duke marrë edhe vëmendjen e mediave holandeze.

Së fundmi në një intervistë me Skënder Loshin, është folur edhe për ëndrrat dhe objektivat që ka ky futbollist. Nuk e mendon dy herë, kur shprehet se dëshiron që së bashku me vëllain e tij, Simonin, të luajnë një ditë te Reali i Madridit. Fundja, ëndrrat gjithmonë lejohen dhe asgjë nuk është e pamundur.

“Ëndrra ime është që të luajë për një ekip të madh, shpresoj që të jem së bashku me vëllain tim Simonin, që tashmë bën pjesë te Fejnordi U-19. Kemi luajtur edhe më parë bashkë. Tani vetëm kërkoj që të kemi një karrierë të madhe dhe të bashkohemi sërish në një skuadër. Ndoshta te Nac Breda, ose më mirë te Reali i Madridit. Ëndrrat lejohen dhe unë jam duke punuar 100% për t’i arritur”, ka thënë Skënder Loshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top