You are here
Home > Futboll Bota > Themeluesi i Interit është shqiptari i Çamërisë, shkoi i maskuar në stadium se quhej ”mace e zezë”

Themeluesi i Interit është shqiptari i Çamërisë, shkoi i maskuar në stadium se quhej ”mace e zezë”

Një histori e veçantë është ajo e themeluesit të Interit, Giovanni Parathimioti. Ky i fundit ishte njëkohësisht edhe presidenti i parë i klubit zikaltër.

Origjina e tij është shqiptare, më saktësisht çame.  Por ajo që do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët e Interit, sa i përket (Gjon) Giovanni Parathimioti, është historia e tij e vjetër. Skuadra italiane po merrte disa humbje rradhazi dhe faji iu hodh presidentit, që i ndiqte takimet nga stadiumi.

Kështu ai nuk po shkonte më, derisa një ditë zgjodhi të maskohej për ta parë Interin nga afër. Me mjekër dhe mustaqe fallco, duke u ndryshuar rrënjësisht në pamje, Parathimioti hyri në stadium dhe zikaltërit arritën të fitonin. Nga ajo kohë, etiketimi si “mace e zezë” u largua për themeluesin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top