Dhimbjet e kokës për Panuçin do të nisin sapo të mendojë për formacionin titullar. Ndonëse tekniku italian duket i qetë në prag të nisjes së seancave stërvitore, problemet duken nga prapavija. Reparti I mbrojtjes është ai më delikati. Kalaja e rërës mund të rezultojë e rrezikshme me “ushtarët” që ka në brendësi. Mërgim Mavraj prej afro 9 muajsh është përjashtuar nga ekipi i parë i Hamburgut duke luajtur me të rinjtë. Një lëvizje që ka ulur jo pak ritmin e qendërmbrojtësit.
Në qendër dyshja mund të plotësohet me Gjimshitin. I vetmi që mund të krijohet një fije besimi për thyerjen e sulmeve. Mbrojësi i Atalantës ka marr vlersime pozitive dhe pritet padiskutim në formacion. Në të njejtën pozicion garon edhe Veseli. Ngjitja në Seria A ka lënë në stol mbrojtësin shqiptar. Hysaj tek Napoli vijon me luhatje ndonëse potenciali i tij nuk vihet në diskutim. Megjithatë një paraqitje me e qendrueshme do të ishtë më bindëse për tifozët. Nga e majta rikthehet Agolli. Veterani mund t’i ofrojë qetësi lojës së kombëtares por Panuçi duket se do të eksperimentojë me të rinjtë.
Enea Mihaj, Egzon Binaku dhe Besmir Demiri veshin për herë të parë fanellën e kombëtares dhe emocionet do të bëjnë të vetën në paraqitjen e tyre. Lika dhe Prenga rikthehen. Dy mbrojtësit nuk premtojnë diferencë në këtë repart megjithëse gadishmëria e tyre do të jetë maksimale. Kombëtarja ka shpërqendrim në mbrojtje, këtë e pranon edhe Alban Bushi. Në miqësoret e fundit porta e kuq e zinjëve kanë pësuar 7 gola në dy ndeshje.
Shumë e madhe golash, ndonëse vetëm si miqësore. Taktikat e Panuçit kanë qënë disi të çuditshme, gati-gati eksperimentuese por pa ndonjë rezultat të madh. Nëse Shqipëria do ta shoh veten pretendente në këtë aventurë të re duhet të ruaj pikërisht “thembrën e Akilit”, pra mbrojtjen. Atë që prej disa vitesh ka pasur të pastabilizuar./Shqipëria.ch/