
Erfan Zeneli u kthye në panikun e serbëve dhe mediave të këtij vendi në kohët e fundit, ndërsa paralajmëroi se do të festonte me shqiponjë nëse shënonte ndaj Crevena Zvezdës. Me këta të fundit ndeshja ishte e vlefshme për turin e dytë të “Champions League”, ndërsa lojtari me origjinë shqiptare luan për Helsinkin.
Gjithmonë si një sulmues i rëndësishëm, megjithatë ishte një ndeshje me histori tjetër kjo ndaj Zvezdës. E humbur me rezultatin 2-0, por për të evituar problemet e shumta, trajneri i finlandezëve ka sakrifikuar Zenelin. Ky i fundit nuk ka luajtur për asnjë minutë të vetme, ndërsa priste që ta niste si titullar këtë ndeshje. /Shqiperia.ch/