You are here
Home > Futboll Bota > Tension në Amsterdam/ Policia ndalon 150 tifozë të Juventusit, të pajisur me thika dhe shkopinjë

Tension në Amsterdam/ Policia ndalon 150 tifozë të Juventusit, të pajisur me thika dhe shkopinjë

Emocione të mëdha ka dhuruar takimi mes Ajaksit dhe Juventusit, i mbyllur në barazim me rezultatin 1-1. Po jo gjithçka ka shkuar kaq mirë jashtë fushës së blertë, pasi tensioni i ka kaluar të gjitha limitet. Sipas asaj që raporton media holandeze “De Telegraaf”, policia ka ndaluar 150 tifoza të Juventusit.

Kjo pasi italianët ishin të pajisur me thika, shkopinjë, tymuese dhe fishekzjarre. Tifozët janë arrestuar dhe kanë shkuar menjëherë në një qendër paraburgimi. Gjithashtu edhe imazhet e publikuara në media së fundmi, tregojnë përdorimin e bombave të tymit nga ana e policisë drejt grupeve të tifozëve, që gjendeshin pranë stadiumit përpara nisjes së ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top