
“Ferit Keta! Të vijë në Shqipëri dhe kudo janë vëllezërit e tu. Eja të bëjmë një ndeshje tjetër bashkë. Më parë më munde se isha i dëmtuar”, ishte kjo mënyra sesi turku Fatih Mehmet Karakus ftoi luftëtarin shqiptar në ring për një duel të dytë.
Më parë Feriti kishte triumfuar në Shqipëri, ndërsa ndeshja e radhës u zhvilluar në Munchen. Historia është e njëjtë, megjithëse këtë herë zgjatet pak më tepër. Keta ka arritur të fitojë me pikë dhe juri këtë herë ndaj boksierit turk.
Kundërshtari mbante simbolin e Mehmet pushtuesit, për të vazhduar me provokimet e tij edhe në ring. Por nga ana tjetër as Keta nuk i la pas asgjë turkut, jo vetëm duke fituar, por duke vendosur melodinë e Skënderbeut. /Shqiperia.ch/