You are here
Home > Kryefaqja > Te Shqipëria U-21 shkëlqente, Vojvoda: Krenar për fanellën, por dhashë fjalën për Kosovën

Te Shqipëria U-21 shkëlqente, Vojvoda: Krenar për fanellën, por dhashë fjalën për Kosovën

Mërgim Vojvoda ishte futbollisti që shkëlqente më së shumti te Shqipëria U-21 kur ishte pjesë e saj. Por mbrojtësi që tashmë luan me Standard Liege, bëri një tjetër zgjedhje, për t’iu bashkuar Kosovës. Atje arriti të zinte vendin e titullarit, që në kohët e fundit i rrezikohet jo pak, pas përforcimit me Florent Hadërgjonajn.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sipas asaj që raporton “Gazeta Express”, Vojvoda flet edhe për arsyen e ndërrimit të zgjedhjes. Mbrojtësi i krahut të djathtë tregon krenarinë e përfaqësimit të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe fjalën e dhënë për Kosovën.

“Pasi që vendi im nuk ekzistonte zyrtarisht, fillimisht pata luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë. Jam krenar që e kam veshur fanellën Kuqezi, por gjithmonë e kam thënë se do ta zgjidhja Kosovën kur ajo të pranohej në FIFA. E mbajta fjalën. Tash jam vërtet krenar. Ne po bëjmë ndeshje ndërkombëtare. Askush nuk mund ta paramendonte këtë disa vite më parë”, vazhdoi Vojvoda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top