Trajneri i Luganos, Fabio Celestini, është padyshim shumë i veçantë në mënyrën sesi i llogjikon gjërat. Të gjithë po prisnin një dënim për Armando Sadikun, pas të sharave të shumta që lëshoi sulmuesi në drejtim të trajnerit.
Por jo vetëm që kjo nuk do të ndodhi, por vetë Celestini tregon precedentët e së shkuarës, si për të treguar se dashuria do t’i shtohet edhe për Sadikun. “Reagimi i Sadikut ndaj Bazelit? Ai hodhi të gjithë negativitetin, është normale. Unë i kuptoj shumë mirë këto momente, edhe unë kam qënë në këtë anë. Futbolli përbëhet nga emocione dhe qëndrime të caktuara. Natyrisht që ka edhe disa reagime të gabuara si edhe ajo e Botanit që e la skuadrën ndaj Grashopërsit dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes.
Por unë e dua këtë lojtar tani edhe më shumë se më parë. Jam i bindur se këto situata e forcojnë grupin, ndërsa marrëdhëniet e sheshta nuk shkojnë asnjëherë mirë”, ka thënë trajneri i Luganos. /Shqiperia.ch/