
Iker Kasijas, është padyshim një idhull i fëmijërisë tonë, me portierin e njohur që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë tifozëve me nivelin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte. Kulmi padyshim që mbetet koha kur luante me ekipin e Realit të Madridit në Spanjë.
Pavarësisht moshës dhe viteve që kalojnë, Kasijas nuk ka ndërmend të braktis futbollin, pasi është vetë jeta për të. Portieri spanjoll u transferua te Porto, ndërsa së fundmi ka pësuar një goditje në zemër gjatë seancës stërvitore. Menjëherë 37-vjeçari u transferua në një spital të Portos, ndërsa gjendja aktuale është qetësuar. /Shqiperia.ch/