You are here
Home > Futboll Bota > Të qeshura dhe emocione, Juliani i vogël flet me Xhakën: Mami të lutem, është vetëm Graniti

Të qeshura dhe emocione, Juliani i vogël flet me Xhakën: Mami të lutem, është vetëm Graniti

Kjo është historia e djalit i cili është me autizëm, Juliani dhe mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, që nuk mund të qendronte pa e shpërndarë me fansat e tij.

Për herë të parë Xhaka e takuar Julianin kur luante në Glabah, ndërsa nëpërmjet postimit të tij në “Facebook”, futbollisti shqiptar shprehet se energjia që ky fëmijë ka, është një leksion jete për të gjithë ne. Në këtë mënyrë, ai ka ditur ta surprizojë sërish fëmijën e vogël, duke komunikuar me të nëpërmjet një thirrje telefonike.

“Si je burrë i madh? Ti je djalë i fortë, apo jo? Unë do të vij shpejtë të vizitoj ty”, i ka thënë Granit Xhaka.

Nga ana tjetër, Julian i vogël shprehej: “Si je ti Granit? Unë jam në spital. Të pres të më vizitosh. Mami, të lutem, ai është vetëm Granit Xhaka. Mirupafshim djalë i madh, do të shoh shpejt në stërvitje. Ti je një burrë i madh gjithashtu”, tha mes buzëqeshjeve Juliani i vogël. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top