
Dita e sotme për një nga legjionarët e Kombëtares është e veçantë dhe merr shumë kuptim. Bëhet fjalë pikërisht për futbollistin Ivan Balliu, pasi është bërë baba për herë të parë. Urimet për të kanë qenë të shumta, ku ndër to mjafton të veçojmë klubin ku ai është pjesë, Metz. Ekipi që është pjesë e kampionatit francez, ka bërë një urim për lojtarin e tyre dhe njëkohësisht edhe të Shqipërisë.
“Urime Balliut dhe bashkëshortes së tij. Lumturi për prindërit, pas ardhjes në jetë të djalit të parë”, shkruhej në faqen e klubit të Metzit. Më në fund pak humanizëm dhe veprim njerëzor, nga drejtuesit e kësaj skuadre që nuk ishin treguar të tillë më herët.
Kujtojmë që pak kohë më parë ishte pikërisht kjo skuadër e cila e ndaloi dy herë Balliun të ishte pjesë e skuadrës së Panuçit, për arsye nga më qesharake. Javë pas jave Balliu po kthehet në një lojtar të pazëvendësueshëm tek Metz, ku këta të fundit janë kthyer pretendentë kryesor në ngjitjen tek elita e futbollit francez./Shqiperia.ch/