Tashmë kampionati zviceran mund të quhet i mbyllur përpara kohe, pasi Jang Bojsat kanë fituar sërish ndaj Bazelit, këtë herë me rezultatin 1-3.
Ekipi ku luan edhe Taulant Xhaka, ka kaluar fillimisht në avantazh falë golit të Ajetit. Megjithatë, kryesuesit në Zvicër, kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë. Pas kësaj ndeshje, Jang Bojs shkon në 19 pikë larg klubit të njohur zviceran, duke e vrarë kampionatin para kohe.
Megjithatë për Bazelin ka përmirësime, pasi në takimin e fundit direkt mes këtyre skuadrave, kishte humbur me rezultatin e thellë 7-1. Gjërat kanë ndryshuar dhe në Zvicër nuk është më Bazeli ai që po sundon. /Shqiperia.ch/