You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të nxihet fytyra për Hadërgjonaj? “JO”, djaloshi i krahut të djathtë ishte magjia e Kosovës

Të nxihet fytyra për Hadërgjonaj? “JO”, djaloshi i krahut të djathtë ishte magjia e Kosovës

Trajneri Shaland ka arritur të gjejë ekuilibrat e Kosovës në mënyrë perfekte, ndërsa ai barazim me rezultatin 2-2 ndaj Danimarkës e tregoi më së miri forcën e dardanëve. Megjithatë sa i përket pjesës së intervistave, trajneri zviceran duhet të punojë paksa më shumë me fjalët e thëna.

Shpeshherë përtyp fjalët e tij dhe jep disa sygjerime të gabuara për lojtarët, ndërsa Shaland shprehu fillimisht gatishmërinë për të larguar ata lojtarë, që e shohin Kosovën si zgjedhje të dytë. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që edhe Hadërgjonaj e pa si të tillë Kosovën, por tashmë mbrojtësi i krahut të djathtë po bëhet gati për t’iu bashkuar dardanëve pasi nuk i dhanë hapësirë te Zvicra.

Por duke parë ndeshjen me Danimarkën dhe saktësisht krahun e djathtë të mbrojtjes, lind pyetja: “E përse të nxihet fytyra me Hadërgjonaj”? Vojvoda ishte një klas i jashtëzakonshëm në mbrëmjen e djeshme, teksa me disa veprime të magjishme, mori gjithë duartrokitje e publikut.

I pakalueshëm në të djathtë, ashtu si edhe te Mouscron në Belgjikë. Të gjithë e njohin Vojvodën më së miri edhe në territorin zyrtar të Shqipërisë, pasi ky lojtar ka luajtur me U-21 tonë. Atëherë kur tifozët nuk bindeshin shumë nga loja dhe rezultatet e Shpresave tona, gjithmonë kishin të njëjtat fjalë: “Ai djaloshi në të djathtë, ishte i jashtëzakonshëm”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top