You are here
Home > Futboll Bota > Të mënjanuarit! Zvicra u dha mesazh të pastër shqiptarëve në “gjyqin e hapur”

Të mënjanuarit! Zvicra u dha mesazh të pastër shqiptarëve në “gjyqin e hapur”

Nuk dihet ende nëse ishte një sallë konferencash ku futbollistët e Zvicrës duhet të shpreheshin për kundërshtarin e rradhës, apo një sallë gjyqi, ku ta pandehurit e veçuar duhet të pranonin fajin e tyre dhe të kërkonin ndjesë.

Akuza? Festimi me shqiponjë. Qesharake, por ajo e djeshmja është një konferencë e pazakontë e cila duhet trajtuar deri në detajet më të vogla, shpeshherë ato e bëjnë diferencën. Sommer, Djorou, Lihtshtajner, Xhaka dhe Shaqiri ishin futbollistët e pranishëm përpara gazetarëve, por vendosja e tyre nuk mund të konsiderohet krejtësisht rastësore.

Shaqiri në një skaj, e Xhaka në tjetrin. Nëse shihni me vëmendje gjithë portretin që ofronte ai “gjyq i hapur”, do të kuptoni se Federata Zvicerane dha mesazhe për futbollistët shqiptarë të Zvicrës që me vendosjen e tyre, teksa duken si të mënjanuar nga pjesa tjetër.

Nuk është çështje e vjetër kjo e shqiponjave në Zvicër, pasi pak vite më parë, po këta futbollistë do të merrnin vendimin për të mos festuar në këtë mënyrë për shkak të problemeve që po u hapeshin në përfaqësuesen e tyre. Por një moment dobësie, shkatërroi çdo plan të mirëmenduar. Tani, është koha të përballen me pasoja, në Zvicër dora është paksa e hekurt.

Të shohësh atë që të paraqitet, e bëjnë lehtësisht, që të gjithë. Ne kemi një tjetër detyrë, për të parë përtej… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top