You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të mbahet shënim, Kallaku është talenti i madh nga Shqipëria që do pushtojë Europën

Të mbahet shënim, Kallaku është talenti i madh nga Shqipëria që do pushtojë Europën

Ndoshta nuk jemi një shkollë futbolli për Europën dhe nuk prodhojmë pafundësisht talente për ligat më të mira, por prodhimet nga Shqipëria nuk mungojnë. I fundit ishte Myrto Uzuni, që po ecën me hapa të mëdha në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit.

Emri i rradhës që duhet të mbahet shënim, padyshim është ai i Sherif Kallakut. Thuhet rëndomtë se lojtarët shqiptarë nis të marrin jehonë sapo largohen nga kampionati shqiptar, por nuk është gjithmonë e tillë historia. Mesfushori që aktualisht luan me Teutën, premton shumë me talentin e tij. Së fundmi ka arritur të realizojë edhe ndaj Laçit, por përtej shifrave dhe numrave mbi golat e shënuar, ajo që të ngroh te Kallaku është loja që ai praktikon në fushë.

Asnjëherë i parashikueshëm për kundërshtarin dhe gjithmonë me ide kreative për të dhënë pasime të bukura për shokët e skuadrës. E vetmja gjë që mund të thuhet për këtë lojtar me siguri, është se nuk do të jetë e largët dita kur Sherif Kallaku do të luajë në ligat më të mira europiane. Në kushte të tilla edhe Shqipëria do të fërkonte duart, pasi nuk do të kishte vetëm një futbollist të sajin në jehonën e Europës, por mbi të gjitha një tjetër produkt me të cilin të krenohej. Për momentin mund të mbahet vetëm shënim, ky lojtar është e ardhmja e Shqipërisë dhe meriton të gjitha duartrokitjet e tifozëve shqiptarë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top