You are here
Home > Kombëtarja > Të jesh i biri i një legjende jo gjithmonë e lehtë, Thomas hesht edhe për babain

Të jesh i biri i një legjende jo gjithmonë e lehtë, Thomas hesht edhe për babain

Rëndomtë mendohet se nëse një lojtar është i biri i një legjende futbolli, e ka jetën dhe karrierën më thjeshtë. Deri diku kjo llogjikë qëndron, por në situata të caktuara jep edhe efektin e kundërt.

Kjo i ndodhi edhe Thomas Strakoshës, pas asaj përjashtimi që iu bë nga Shqipëria. Portieri i Lacios nuk kapi dot avionin dhe u largua nga Kombëtarja.

Në çdo rast tjetër, një reagim i menjëhershëm do të vinte nga lojtari. Gjaknxehtësia, mosha e re, rëndësia e madhe e ndeshjes dhe pritja disa mujore, do të ishin arsye të mjaftueshme që Thomas Strakosha të reagonte për gjithçka ndodhi.

Por duke parë që këtu luhet edhd figura e babait të tij, që ka kontribuar për aq shumë kohë dhe është legjendë e Shqipërisë, Thomas zgjodhi heshtjen dhe përse dëshironte të shpërthente. Ndoshta në një moment dhe kohë tjetër do të rrëfehet gjithçka… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top