
Shumë kohë përgatitje që Ilir Latifi të zbriste në ring për t’u ndeshur ndaj Corey Andersonit. Luftëtari shqiptar nuk ia doli në takimin e një rëndësie të lartë, duke u thyer nga kundërshtari i tij.
Në MMA zakonisht situata nuk para shkon deri te arbitrat e ndeshjes, po ajo e djeshma është vendosur pikërisht në këtë mënyrë. Të gjithë kanë qenë në të njëjtin mendim, për të shpallur Corey Andersonin si fituesin e atij dueli.
Më shumë pritej edhe nga Latifi, që gjithsesi duhet të rikthehet edhe më i fortë në takimet e rradhës. Megjithatë, si një sport i vështirë individual, MMA të jep mirë përfitime edhe nga ana financiare. Të paktën sportisti ynë është ngushëlluar disi në këtë mënyrë. Sipas asaj që raportohet nga vetë faqa zyrtare e këtij sporti, rreth 80-90 mijë dollarë kanë përfunduar në llogarinë e Latifit, ndërsa fituesi është larguar me 130 mijë dollarë të fituara. /Shqiperia.ch/