Kur bëhet fjalë për trajnerin që i duhet Shqipërisë në stolin e saj, të gjithë tifozët bien në një mendje për të njëjtin emër: “Besnik Hasi”.
Sipas tyre, është pikërisht ky emri që i nevojitet Kombëtares, për ta nxjerrë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhemi aktualisht. Në fakt, trajneri në fjalë nuk është se ka punuar shumë me lojtarët shqiptarë. Madje në gjithë karrierën e tij të pasur si trajner, pasi ka drejtuar ekipe mjaft të njohura në Europë si Andëerleht, Olimpiakosi dhe Legia e Varshavës, nuk ka marrë asnjë futbollist shqiptar në ekipet e tij.
Të vetmin që Hasi zgjodhi ta merrte, ishte në aventurën përtej Europës, në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për lojtarin Ferhan Hasani, që më parë ka qënë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Pra një ardhje e Hasit në stolin e Shqipërisë, nuk do të ndryshonte shumë nëse e krahasojmë me afirmimin e një tekniku të huaj. Sigurisht që fakti i të qënit shqiptar mund të sillte lehtësira në shumë drejtime, por jo në njohjen e menjëhershme të punës së lojtarëve tanë. /Shqiperia.ch/