Ndërsa jemi në periudhën e pushimeve pas përfundimit të sezonit futbollistik, të gjithë lojtarët shqiptarë kanë të njëjtat shije sa i përket zgjedhjes së tyre. Futbollistët tanë janë ndarë në dy destinacione, me pjesën më të madhe që ka përfunduar në ishullin grek të Mikonos në Greqi, ndërsa ajo e mbetur në Turqi për të parë më nga afër kuzhinierin Nusret Gokce.
Lista është e gjatë e atyre që kanë bërë plazh në Mikonos, për ta nisur me Kaçen, Roshin, Balajn, Gjimshitin, Shabanin, Mustafin, Shaqirin, Memushajn, Manajn dhe disa të tjerë. Ndërkohë lojën e hapur nga Benjamin Kololli dhe Adnan Januzaj për të ngrënë dhe shijuar artin nga duart e Nusret Gokce, së fundmi e ka vazhduar edhe Thomas Strakosha. /Shqiperia.ch/