Duket se kanë filluar pakënaqësit tek skuadra e Prishtinës, kundër trajnerit Mirel Josa. Këtij të fundit duket se këtë fillim sezoni po i lëkundet stoli ndjeshëm pas dy barazimëeve me ekipet që sapo janë ngjitur në “Ipko Superliga” Ballkani dhe Ferizaj.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u kapërdirë sidomos tek mbështetësit e Prishtinës, pasi janë ata që e kanë ndjerë më shumë këto dy barazime. Tifozët duket që tashmë kanë dalë hapur kundër trajnerit Mirel Josa, që në katër ndeshje ka grumbulluar 8 pikë, dy fitore dhe 2 barazime dhe është 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Flamurtari.
Josa ka hyrë në vitin e dytë që po drejton skuadrën e kryeqyteit të Kosovës, kun ë vitin e parë ai ëdoli me këtë ekip nënkapion dhe gjithashtu arriti të fitonte Kupën e Kosovës. Ndeshja e rradhës për Prishtinën është ditën e mërkurë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Gjilanit, që mund të quhet dhe treni i fundit i Mirelit në qoftë se do të qëndrojë në pankinën e Prishtinës. /Shqipëria.ch/