You are here
Home > Kosova > Të gjithë gëzohen për Arbër Zenelin, nis stërvitjen në ujë

Të gjithë gëzohen për Arbër Zenelin, nis stërvitjen në ujë

Një dëmtim “horror” mund ta quajmë atë që e la jashtë Arbër Zenelin gjatë gjithë kësaj kohe në ndeshjen me Malin e Zi. Fillimisht u raportua se do të ishin 7-8 muaj ato që do e ndanin yllin e Kosovës me fushën e blertë.

Gjithsesi të gjithë shpresojnë te mrekullia, me vullnetin e hekurt të Zenelit për t’u kthyer edhe më parë. Lojtari i Reims u pa disa ditë më parë me paterica, ndërsa tani shihet duke u stërvitur në ujë. Një stërvitje që ndihmon në forcimin e muskujve dhe nga ana tjetër një lajm i mirë për tifozët shqiptarë, që e presin me padurim këtë rikthim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top