You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të gjithë gati për shkarkimin e Panuçit, ruleta e Shqipëri-Uellsi ndali papritur te legjenda Gigs

Të gjithë gati për shkarkimin e Panuçit, ruleta e Shqipëri-Uellsi ndali papritur te legjenda Gigs

Situata përpara se të niste takimi mes Shqipërisë dhe Uellsit, ishte pak a shumë në formën e një rulete që do të vendoste jo pak për fatin e këtyre Kombëtareve në të ardhmen. Gjithmonë do të luhej fati i Panuçit, mes një largimi të mundshëm dhe qëndrimi në stolin e Shqipërisë.

Por çuditërisht, ruleta në fundin e 90 minutave të rrotullimit, ra në ngjyrën që gjithmonë harrohet që gjendet si pjesë e lojës, ajo që ndëshkoi edhe Ryan Gigs. Performanca e treguar nga ana e Uellsit ishte më shumë sesa e dobët, për të mos bindur në asnjë minute të vetme në “Elbasan Arena”.

Tifozët janë të nervozuar me Kombëtaren e tyre, ndërsa nëpërmjet “Twitterit” kanë shfryrë ndaj ekipit të tyre, e sidomos trajnerit. Gigs ka fituar vetëm tre nga tetë takimet e fundit, ndërsa për tifozët duket se është mbushur kupa me skemat e tij të lojës, duke e quajtur të turpshme Kombëtaren që ai drejton, për të rrezikuar jo pak edhe pozicionin e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top