You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë e prisnin te Kosova, Rexhbecaj do vetëm një Kombëtare: Ëndrra e të gjithëve!

Të gjithë e prisnin te Kosova, Rexhbecaj do vetëm një Kombëtare: Ëndrra e të gjithëve!

Teksa Kosova vazhdon me perforcimet e saj për takimet kualifikuese të Europianit që do të luhen në shtator, ku së fundmi ka ardhur edhe Florent Muslija, në ndryshim i vogël plani ka ardhur në lidhje me Elvis Rexhbecaj.

Ylli i Wolfsburgut tregon edhe njëherë tjetër se ka dëshirë të luajë vetëm për një Kombëtare, Gjermaninë, megjithëse të gjithë e prisnin te dardanët. Këto janë fjalët e fundit të thëna nga Rexhbecaj për “Sport Buzzer”, duke besuar edhe te misioni i pamundur për të përfaqësuar “pancerat”:

“Kam pasur një rritje vërtet të vështirë. Nëse do të ndodhte që të përfaqësoja Gjermaninë, do të ishte fantastike për mua. Kjo është ëndrra e të gjithëve. U-21 i Gjermanisë nëse do të vazhdojë në këtë mënyrë, kanë për të arritur në finale”, ka thënë Rexhbecaj për turneun e fundit që po zhvillohet, duke lënë të nënkuptohet edhe pritjen që do të bëj Kosova, deri në momentin që do të mbyllet historia e ftesës së Gjermanisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top