You are here
Home > Kombëtarja > Të gjithë e prisnin te Fiorentina e Montelës, Erald Lakti do të shkojë në Serie C

Të gjithë e prisnin te Fiorentina e Montelës, Erald Lakti do të shkojë në Serie C

Erald Lakti pritej që t’i bashkangjitej ekipit të parë të Fiorentinës në sezonin e ardhshëm. Trajneri Montela e ka thirrur mesfushorin shqiptar në miqësoret parapërgatitore që ka zhvilluar gjatë këtyre kohëve, për ta parë më nga afër këtë futbollist.

Megjithatë vendimi i këtij tekniku dukej qartësisht edhe në këto përballje, ndërsa në ndeshjet delikate ndaj skuadrave me emër, Laktit nuk i është besuar më shumë se 20 minuta në fushën e lojës.

Sigurisht që flitet për një lojtar të jashtëzakonshëm dhe me kualitet të lartë, por që ka kohën përpara për të treguar aftësitë e tij. “Corriere dello Sport” raporton se Marco Meli dhe Erald Lakti do të huazohen në Serinë C te Gubbio, për të pasur më shumë minuta në këmbët e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top