
Një nga vendimet e para që trajneri i ri i Grashopërsit mori me mbërritjen e tij në këtë ekip, ishte rikthimi nga përjashtimi i Arlind Ajetit. Mbrojtësi i Kombëtares vlerësohet shumë nga tekniku Forte, madje ky i fundit e ka përsëritur shumë herë se flitet për një lojtar me vlera të mëdha.
Rikthimi i Ajetit u bë i sigurt që me ndeshjen e parë kundër Bazelit, që u zhvillua në ditën e sotme dhe u mbyll pa gola. Por mbrojtësi i Shqipërisë nuk gjendej në fushë, madje as në stol. Gjithsesi kjo e ka një shpjegim, pasi pak para ndeshjes ishte vetë trajneri Forte që sqaroi gjithçka:
“Ajeti luan me kombëtaren e Shqipërisë dhe ka shumë kualitete. Por për ndeshjen ndaj Bazelit ka një probleme, pasi ka një dëmtim të vogël”, ka thënë Forte. /Shqiperia.ch/