
Tjetër hap fals për skuadrën e Bayern Mynchen teksa ka barazuar ditën e sotme me rezultatin 1-1 kundër skuadrës së Freiburg. Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për gjigandët bavarez, teksa e thellojnë akoma shumë diferencën nga vendi i parë, që mbahet nga Dortmud.
Përpara pak ditësh dy futbollistët baavarez, Riberi dhe Boateng refuzuan për të bërë nxehmjen gjatë takimit me Wolfsburg, javën që shkoi. Situate në kampionët e Bayernit nuk është ashtu siç ishin pritshmëritë, teksa “garda e vjetër” tanimë nuk po funksionon siç duhet dhe rezultatet e shfaqin më mirë këtë gjë. Në sfidën që patën bavarezët në mesjavë kundër ekipit inferior të Rodinghausen, arritën të fitonin ngushtë me rezultatin 2-1, por pavarsisht fitores nuk arritën dot të prodhonin një lojë të mirë.
Mesa duket numri një i pankinës së Bayernit, Kovaç, duket se nuk i funksionon diçka në lojën e skuadrës së tij. Një zgjidhje për këtë gjë mund të jetë edhe lojtari i ekipit B, shqiptari Neritan Shabani, teksa po shkëlqen në skuadrën e të rinjve të Mynihut. Kujtojmë që diferenca që kanë mes Dortmundit shkon në plot 4 pikë. /Shqiperia.ch/