
Mediat në Zvicër janë ndalur për të intervistuar mesfushorin e Shqipërisë, Taulant Xhakën. Karriera e këtij të fundit i është përkushtuar tërësisht Bazelit, teksa pavarësisht mundësive të shumta për t’u larguar, ka zgjedhur gjithmonë të jetë besnik.
Por kush ka qënë momenti më emocionues i lojtarit kuqezi, kur emocionet e kanë mbërthyer dhe ka pasur disi dyshime edhe mbi aftësitë e tij? Përgjigja është e thjeshtë, debutimi në “Champions League” në vitin 2011, atëherë kur barazohej me rezultatin 3-3 ndaj Manchester United.
“Ende mund ta kujtoj ndeshjen time të parë në “Champions League”, kemi barazuar 3-3 në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Kur më thirrën për të hyrë në fushë, mendova se më filloi një sulm në zemër. Kishte rreth 70.000 tifozë në stadium dhe te Junajtid ishin lojtarë si Gigs dhe Scholes, këto janë legjenda. Unë po qëndroja dhe mendova: “Nëse humbas një top tani… Por në fund gjithçka shkoi mirë”, ka thënë mes të tjerash Xhaka në intervistën për “Aarguerzeitung.ch”. /Shqiperia.ch/