
Taulant Seferi ka gjetur golin në ndeshjen e fundit me Winterthurin, atje ku është fituar me rezultatin 3-2 ndaj Schafausen. Sulmuesi kuqezi ka përfunduar periudhën e huazimit, për t’u larguar drejt skuadrës që zotëron kartonin e tij, Young Boys.
Këta të fundit janë shpallur sërish kampion në Zvicër, duke ndalur dominimin që kishte bërë Bazeli prej kohësh. Ashtu si edhe në kampionatin e shkuar, Young Boysi bën ligjin me shkëputjen e madhe. Për sezonin e ardhshëm mund të jetë edhe Taulant Seferi si pjesë e saj.
Mbetet të shihet sesi do të ambientohet ky lojtar në stërvitje, ndërsa me Winterthurin ka arritur të gjejë 10 gola gjatë këtij sezoni. /Shqiperia.ch/