Shqiptarët janë kthyer në lider të Kombëtares së Zvicrës, teksa shpeshherë kanë qënë protagonist në fitoret dhe arritjet që kanë bërë helvetët këto vitet e fundit. Madje Granit Xhaka ka qënë edhe disa herë kapiteni i tyre. Këtë herë zviceranët kanë rikthyer në rradhët e tyre edhe veteranin Linshtajner, ku do të jetë ky i fundit kapiteni i ekipit përfaqësueses.
Si pasojë Granit Xhaka do të kalojë si kapiteni i dytë i Zvicrës, ndërsa këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i helvetëve, Petkoviç. Sipas tij, Linshtajner ka munguar tek skuadra e tij për pasojë të një dëmtimi që ka pësuar disa ndeshje më parë dhe tani që u rikuperua, do të kthehet sërish tek 23 lojtarët e zviceranëve dhe njëkohësisht edhe si kapiteni i tyre.
“Për mua çështja e kapitenit është e mbyllur. Nëse është Lishtajner në fushë do të jetë ai kapiteni. Në të kundërt, do i kalojë Xhakës”, ka thënë Petkoviç. /Shqiperia.ch/