
Duket se dashuria midis Elseid Hysajt dhe Sarrit do të vazhdojë. Kjo gjë raportohet sipas të përditshmes Britanike “The Sun”, ku bënë me dije se në janar do të jetë edhe oferta e parë për Napolin, për të “lëshuar” mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.
Trajneri i bluve të Londrës, Maurricio Sarri, ka punuar prej vitesh me Elseidin. Mjaftojmë të kujtojmë që nga periudha që trajneri italian drejtonte skuadrën e Empolit dhe deri në vitet që kaloi më drejtimin e Napolit. Tashmë është e dallueshme që Sarri e dëshiron sërisht në ekipin e tij mbrojtësin shqiptar, teksa po përgatitet që ta marrë atë që në merkaton e janarit. Sipas “The Sun”, Chelsea po përgatit një ofertë prej 20 milionë paundësh, që të arrijë të josh drejtuesit napoletan, për të lënë të lirë Elseid Hysaj që të jetë pjesë e Chelsea të Londrës.
Gjithashtu për t’i hapur rrugën kalimit të Hysajt tek Chelsea, tashmë kanë dalë zëra për një largim të mundshëm të lojtarit të bluve, Zapacosta. Për shërbimet e këtij të fundit, janë interesuar Roma dhe Lacio, ndërsa Igli Tare po insiston për të marrë në ekip. /Shqiperia.ch/