
Dortmundi do të përballet ndaj Werder Bremenit, në kryesfidën e kësaj jave që zhvillohet në Bundesligë. Një ndeshje që pritet me interes të lartë në Gjermani, duke parë edhe sezonin që po zhvillojnë verdhezinjtë.
Aktualisht në vendin e parë, “të tmerrshmit” e Bundesligës duken se nuk kanë konkurrencë këtë herë. Por për t’i prishur mbrëmjen, do të mundohen futbollistët e Werder Bremen, që premtojnë një ndeshje të fortë.
Ashtu siç e kishim lajmëruar edhe më parë, Milot Rashica do të jetë nga minuta e parë e takimit. Futbollisti shqiptar duhet të shfrytëzojë mundësinë e artë, për të qenë protagonist në një takim ku mban sytë jo vetëm Gjermania, por gjithë Europa. /Shqiperia.ch/