
E turpshme që situata ka arritur deri në këtë pikë, aqsa është diskutuar edhe vendi i titullarit për të. Në kohën kur ai luante te Paok dhe ende nuk kishte bërë zgjedhjen e Kombëtares, të gjithë ishin të sigurtë për të ardhmen e Ergys Kaçes.
Shumë ekipe nga Seria A kishin paraqitur kërkesë te skuadra greke për mesfushorin shqiptar. Greqia kërkoi të ndërhynte për të marrë në Kombëtaren e saj, por Ergysi vetëm dyshime që nuk kishte. Ai zgjodhi kuqezinjtë e që nga ai moment nisi peripecia për të.
Paok e konsideroi si të tepërt dhe për të nisën huazimet e shumta. Tashmë te Panathinaikosi po arrin formën e tij më të mirë. Pavarësisht se trajneri Donis kërkon në skuadër vetëm lojtarë grekë, Kaçe të bën që të dalësh nga rregullat. Sipas asaj që raporton “Onsport.gr”, futbollisti shqiptar tashmë i ka krijuar vend vetes te skuadra greke. Goli i realizuar në derbi dhe asistimi i fundit, tregoi që Kaçe nuk është një lojtar i krijuar për të qëndruar në stol. /Shqiperia.ch/